Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Hasani u ndal tek mbajtja pezull e negociatave për grupkapitullin e “themeloreve” në dhjetor të vitit që lamë pas, për shkak të palës greke e cila e konsideroi çështjen Beleri, mospërmbushje të kritereve për sundimin e ligjit.