Prej kohësh është bërë traditë, që orët e para të seancave plenare të shfrytëzohen nga ligjvënësit për të ngritur në kuvend problematika që prekin interesin publik, edhe nëse ato nuk janë në rendin e ditës. Për këtë, Taulant Balla propozoi që pjesë e ndryshimeve në rregulloren e kuvendit të jetë edhe zhvendosja e çështjeve jashtë rendit të ditës në fillim të seancave.