Presidenti rus, Vladimir Putin, priti tre ditë para se të bënte një koment për masakrën që hamasi kreu në izrael, që koincidoi me ditëlindjen e tij të 71-të. Kur e bëri, ai fajësoi SHBA-në, jo Hamasin. “Unë mendoj se shumëkush do të pajtohet me mua se ky është një mesazh i qartë i politikës së dështuar amerikane në lindjen e mesme, që është përpjekur të monopolizojë procesin e zgjidhjes”, tha Putin.