Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si presidenti i ri i vendit. Ai do të jetë kreu i tetë i Republikës që do të drejtojë shtetin për 5 vitet e ardhshme. “Do të jem shërbëtor i popullit tim, u zotua Beqaj pasu kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, i dorëzoi kushtetutën e vendit. Krah parardhësit të tij, Ilir Meta, Begaj premtoi jo vetëm se të shërbejë si një urë mes mazhorancës dhe opozitës por edhe u zotua se do mbështetësë rrugëtimin euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës