Presidenti i republikës, Bajram Begaj u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij kroat, Zoran Milanoviç, i cili mbështeti axhendën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Milanoviç: “Shqipëria sipas meje, do duhej që para shumë kohësh të ishte në një fazë shumë më të avancuar të integrimit në BE. Shqipëria të bëhet sa më parë pjesë e BE, pasi supozoj që i vetmi arsye për këtë janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve.” Integriteti territorial i Kosovës u cilësua prioritar nga presidenti Bajram Begaj, teksa homologu i tij Kroat ashpërsoi tonet me Serbinë.