Presidenti Bajram Begaj reagoi pas miratimit të rezolutës “Për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian” nga ana e Kuvendit ku të majtët e të djathtët bashkuan votat e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu I shtetit theksoi se kjo rezolutë është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze dhe të përgjegjshme të fokusaur në agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social. Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.