Top News/ Begaj nxjerr dekretet. Pasdite mbledhja e Kuvendit për ndryshimet në Qeveri
30/07/2024 13:26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar katër ndryshimet më kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama. Dekretimi ka mbërritur këtë të martë, dy ditë pasi propozimet u njoftuan nga Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe më pas u dorëzuan edhe në Presidencë. Begaj ka dekretuar si shkarkimet e Taulant Ballës, Niko Peleshit, Ervin Metes dhe të Elisa Spiropalit, ashtu edhe emërimet e Ervin Hoxhës te Ministria e Brendshme, Pirro Vëngut te Mbrojtja, Petrit Malajt te Financat dhe Taulant Ballës te Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas këtij vendimi të Bajram Begajt pritet që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme rreth orës 17:00 të pasdites së kësaj të marte. Nga opozita thonë se thirrja e seancës është e paligjshme, pasi njoftimi duhet dhënë 24 orë para mbajtjes së saj. Vlen të theksohet se para se të dekretonte shkarkimet dhe emërimet e reja, Presidenti Bajram Begaj pati një takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Ëisner. Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca thuhet se në këtë takim, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i japin Shqipërisë dhe falenderoi diplomatin amerikan për kontributin personal që ka dhënë në këtë drejtim gjatë kësaj periudhe që drejtoi Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Top Channel/ ‘Lëvizje liberatore si 90’’, Berisha për protestën: 2000 mercenarë janë veshur…
21/10 13:56
Top Channel/ ‘Zgjidh fatin e Ramizit ose të Causheskut’, Berisha-Ramës: Dorëhiqu, ata që…
21/10 13:40
Top Channel/ ‘S’ka asnjë lëvizje Antifa’,Berisha:Në këtë protestë ka fëmijë të rritur vetëm…
21/10 13:31
Top Channel/ ‘Hipokrizi, ky s’mund të flasë për dëmtime’, Berisha për Ramën: Me narkoshtetin…
21/10 13:29
Top Channel/“Dhunë e orkestruar”,Rama me drejtuesit e bankave:S’ka lidhje me fantazmat e së kaluarës
21/10 13:06
Top Channel/ Rama: Dora ime është e shtrirë / Kryeministri fton sërish protestuesit në dialog
21/10 12:36
Top Channel/ ‘Nuk ka asnjë shans që dhuna ti imponohet kryeqytetit’, Rama: Janë të verbër, por…
21/10 12:25
Top Channel/ ‘Në Itali quhen vandalët e vegjël, këtu heronj’, Rama: Nuk do të ketë një 21 janar…
21/10 12:20
Top Channel/ “Ata me kapuç do i ndjekim ‘këmba këmbës’”,Rama: Do i ndalojmë aksesin si njerëz të..
21/10 12:20
Top Channel/ ‘I neveritur për ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes’,Rama:Jemi miq me Izraelin dhe…
21/10 12:13
Top Channel/ ‘Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve’, Rama: Shtëpi me interes 0 për…
21/10 12:05
Top Channel/ FT: Rusia ka ndërhyrë në protesta, BE-ja ka nisur hetim për trazirat në Francë!
21/10 12:03
Top Channel/ ‘Jashtë kësaj dhunë ka një Shqipëri me halle’, Rama: Kjo do kalojë por s’do harrojmë…
21/10 12:02
Top Channel/’Histeri dhune’, Rama takim me drejtues të Bankave:Kjo lidhet edhe me atë që po ndodh…
21/10 12:02
Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15