Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zgjodhi që vizitën e parë zyrtare të tij jashtë vendit ta bënte në Kosovë. Krahas takimeve me liderët e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, presidenti Begaj u ndal pasditen e të hënës edhe në Prekaz ku nderoi luftëtarët e lirisë së vendit dhe bëri homazhe në varrin e ish Presidentit Ibrahim Rugova