Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. Në prani të Presidentëve, Kryeministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të shteteve anëtare të këtij procesi, kreu I shtetit theksoi rëndësinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, forcimit të sigurisë rajonale, bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore dhe qëndrueshmërisë energjetike në rajonin e Evropës Juglindore.