Akid dhe Aiden janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin e ri 2022. Akid lindi në maternitetitn ‘Mbretëresha Geraldinë’ kur akrepat e orës shënuar 12. Vetëm një minutë pas tij, një tjetër djalë erdhi në jetë nga stafi i maternitetit ‘ Koço Gliozheni’. Mjekët bëjnë me dije se dy foshnjat janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale, fotot e para të dy vogëlushëve teksa shkruan ‘Paçin këmbën e mbarë’ Ndërkohë edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale ku uron ‘Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden!'