Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka pasur një periudhë të lehtë kohët e fundit, teksa kujtojmë se vetëm disa ditë më parë ajo u sulmua fizikisht në një prej koncerteve të saj në Nju-Jork, ku një një fans e qëlloi me telefon në kokë, duke e plagosur. E përpos saj, ajo është komentuar në rrjet për peshën që ka shtuar. Me anë të një videoje në Instagram ku në fund nxjerr gishtat e mesit, Bebe shkruan se nuk ndihet mirë kur lexon të tilla komente në rrjet.