Top News – BE vendos sanksione…/ Bjellorusia jashtë hapësirës ajrore evropiane
25/05/2021 12:03

Bashkimi Evropian ra dakord të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendesh nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës. Liderët e BE-së e kanë denoncuar "rrëmbimin" e avionit Ryanair që po fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko. Një videoklip i shkurtër i gazetarit Pratasevich, që kishte drejtuar një aplikacion popullor mesazhesh që luajti një rol qendror në ndihmën në organizimin e protestave masive kundër Lukashenkos, u shfaq në televizionin shtetëror Bjellorus të hënën në mbrëmje, një ditë pasi ai nxorr nga avioni i kompanisë Ryanair. Pratasevich tha se ai ishte me shëndet të kënaqshëm dhe tha se trajtimi i tij në paraburgim ishte "maksimalisht korrekt dhe në bazë të ligjit". Ai shtoi se po u jepte dëshmi hetuesve rreth organizimit të trazirave masive. Në një reagim të shpejtë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së u kërkuan gjithashtu të gjithë agjencive ajrore me bazë në BE të shmangin fluturimin mbi Bjellorusi, ranë dakord të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të dielën dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për ngjarjen që ata e shohin si një veprim të pashembullt dhe që disa thanë se ishte terrorizëm shtetëror ose pirateri. Agjencitë Lufthansa e Gjermanisë dhe KLM e Hollandës i kanë ndaluar fluturimet mbi Bjellorusi.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB