Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim. Ajo tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së po punojnë në drejtim të unifikimit të rregullave dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sepse, siç tha "situata është shumë e rrezikshme".