Top News/ BE, ushtarë nga blloku në Ukrainë…!? / Garanci sigurie për Kievin, tekst ‘konfidencial’
12/05/2024 15:57

Bashkimi Evropian po bisedon me Kievin për garancitë e mundshme të sigurisë, me qëllim që të realizojë “premtimet e mëdha të sigurisë” për Ukrainën deri në fillim të korrikut, raporton gazeta gjermane Ëelt am Sonntag. Kjo gazetë raportoi se ka parë dokumentin e një drafti në Bruksel, në të cilin gjithashtu diskutohet nëse mund të dërgohen në Ukrainë ushtarë nga vendet e BE-së. Anëtarët nga 27 vendet anëtare të BE-së “së fundmi u pajtuan” për një tekst “konfidencial” me 11-faqe, sipas gazetës. Ëelt am Sonntag shtoi se në tekst shkruhet se “përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të ushtarëve të BE-së përkrah ushtarëve ukrainas në operacionet luftarake kundër Rusisë”. Por, vendet zotohet, sipas dokumentit, për ta furnizuar Ukrainën me armë dhe për ta ndihmuar me stërvitje. Shumica dërrmuese e vendeve të bllokut e kanë ndihmuar Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022. Ka disa muaj ndërkohë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e hedh poshtë mundësinë e dërgimit të trupave nga vendet aleate perëndimore të Kievit në Ukrainë. I pyetur drejtpërdrejt në mars, ai tha se “të gjitha këto opsione janë të mundshme”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përpjekur ta përshkruajë ndihmën ushtarake për Ukrainën si një tregues që NATO-ja dhe Perëndimi është i përfshirë tashmë në konflikt. Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjerë të Kievit e kundërshtojnë këtë portretizim. NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kufizuar me kujdes përfshirjen e tyre, për të mos i dhënë Moskës përparësinë në atë që ato e cilësojnë si një luftë pushtuese në Ukrainë, e cila kërcënon rendin dhe sovranitetin ndërkombëtar.

Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00