Top News – BE ultimatum Rusisë/ Borrell-Stop sulmeve kibernetike ndaj zyrtarëve tanë
24/09/2021 18:39

Pas një fushate sulmesh kibernetike në disa vende evropiane, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë të respektojë rregullat e një sjelljeje të përgjegjshme. "Disa shtete anëtare kanë zbuluar aktivitete kibernetike që janë zhvilluar me qëllim të keq dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus", tha shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate më 24 shtator. BE-ja i vlerëson si të papranueshme aktivitetet e tilla, pasi “kërcënojnë integritetin dhe sigurinë, vlerat dhe parimet demokratike”. Një prokuror gjerman, në fillim të këtij muaji, filloi hetime për një sërë sulmesh kibernetike që kanë pasur në shënjestër politikanët gjermanë. Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka fajësuar Moskën. Rusia ka hedhur poshtë akuzat, të cilat bëhen përpara zgjedhjeve parlamentare të Gjermanisë që do të mbahen më 26 shtator. Sipas Borrell, viktima të fushatës kibernetike janë “anëtarë të shumtë të parlamenteve, zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në BE". Hakerët, sipas tij, "hyjnë në sistemet kompjuterike dhe llogaritë personale vjedhin të dhëna". Ai paralajmëroi se BE-ja "do të marrë në konsideratë marrjen e hapave të mëtejshëm", por nuk dha detaje tjera. Më 6 shtator, Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se qeveria posedon "informacion të besueshëm" se sulmet e fundit kibernetike janë të lidhur me aktorë në Rusi, "veçanërisht me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse" të njohur si GRU.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48