Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca mbyll misionin e tij diplomatik në Tiranë, tre muaj pasi zëvendësoi në këtë detyrë Christiane Hohman. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori ndalet në progresin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ku evidenton debatet në Bruksel për zgjerimin e unionit.