Anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dolën me një deklaratë të përbashkët ku adresuan rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE; shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm; të drejtat themelore dhe lirinë e medias, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Në deklaratën e bashkëkryetarëve Taulant Balla dhe Marco Tarquinios përshëndetet dhe angazhimi politik I Shqipërisë për anëtarësimin ën BE, I cili është thelbësor për përarimin e vendit dhe pasqyron konsensusin e gjerë dhe të qëndrueshëm kombëtar, të mbështetur nga qytetarët dhe partitë politike.