Top News/ BE sanksione të reja ndaj Iranit/ Pre e masave mund të jetë kompania e fluturimit
12/10/2024 17:12

Furnizimi që Irani I ka bërë Rusisë me raketa, duket se do ti kushtojë jo pak Teheranit zyrtar. Burime të Radio Evropa e Lirë, bëjnë me dije se Bashkimi Europian do të vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të lidhura me Iranin në fillim të javës së ardhshme. Sipas po të njëjtave burime që kanë kërkuar të qëndrojnë në kushte anonimati, pritet që sanksionet të miratohen më 14 tetor dhe me shumë gjasë do ta përfshijnë edhe kompaninë ajrore iraniane, Iran Air. "Po, sanksionet do të vendosen të hënën si përgjigje ndaj dërgesës dhe ka mundësi që më pas të ketë edhe sanksione sektoriale", është shprehur një prej burimeve. Pas akuzave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa para rreth një muaji, tri vendet evropiane njoftuan planet e tyre për të vendosur sanksione ndaj Iran Air, linjës ajrore shtetërore. Iran Air kryen fluturime të drejtpërdrejta në disa qytete të Evropës, përfshirë Frankfurtin, Hamburgun, Këlnin, Parisin dhe Milanon. Paralajmërimi për sanksione vjen disa ditë pasi Peter Stano, zëdhënësi i BE-së shprehej "optimist" për marrëdhëniet me Iranin.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38