Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për rihapjen e kufijve të bllokut për udhëtarët jashtë BE-së, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, thanë burimet në Bruksel. Rekomandimi, i bërë më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).