Pothuasje 10 përqind e njërëzve që jetonin në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2024, nuk ishin shtetas të atij vendi, thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Eurostat. Nga të dhënat rezulton se në vitin 2024, 78 mijë e 100 punëtorë, emigrantë nga vendet që nuk janë anëtare të unionit, me kualifikim të lartë morën Kartën Blu të BE-së. Gjermania është vendi që ka lëshuar më shumë Karta blu, e ndjekur nga Polonia, Hungaria dhe Franca.