Protesta opozitare, e thirrur në po të njëjtën ditë kur drejt Tiranës udhëtojnë 33 liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, u has me replika dhe akuza të forta të socialistëve. Këta të fundit e cilësuan një akt që bie ndesh me traditat mirëpritëse të shqiptarit dhe jep një mesazh aspak pozitiv në sytë e ndërkombëtarëve. Madje kreu i grupit socialist, Taulant Balla akuzoi se pas kësaj proteste fshihet frika e Berishës për një ‘non gratë’ të tretë, kësaj here nga Bashkimi Europian.