Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike këtë të mërkurë, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar ligjin e konfliktit të interesit për t’i hapur rrugë aferave korruptive personale dhe të bashkëpunëtorëve të tij brenda dhe jashtë Partisë Socialiste. Berisha - Këta ndajnë pasurinë njëri me tjetrin. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë një, se pse e bën? Se e bën Rama. Se e bën Rama vetë. Ky është ligji. Ligji i korrupsionit dhe faktori më kryesor i përhapjes së korrupsionit është shkelmimi i ligjit të konfliktit të interesit.