Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në lindjen e Mesme pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, thirri një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën.