Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar se pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë të gjata dhe do të prekin çdo shtet. Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Borrell tha se sfidat do të jenë të ndryshme, nga furnizimi me gaz, në krizën e refugjatëve, ndërsa theksoi se duhet një qëndrim i fortë.