Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por nuk arritën një marrëveshje lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal në Pragë. Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia.