Harta e re administrative-territoriale do të përcaktojë kufirin e Shqipërisë së re. Kështu vlerëson ish ministri socialist i punëve të jashtme, Ditmir Bushati, i cili nënvizon se ky do të jetë edhe testi i parë që do të tregojë nëse politika ka nxjerrë mësim nga protestat e muajve të fundit, të cilat kanë të bëjnë me atë se kush e si merren vendimet në emër të popullit.