Kryeministri Edi Rama i dhuroi trembëdhjetë piktura të tij ambasadës italiane në Berlin, që kryesohet nga Fabrizio BUCCI, dikur drejtues i selisë diplomatike italiane edhe në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin Fabrizio BUCCI, shefi i ekzekutivit u ndal tek situata e Bashkimit Europian në sfondin e tensioneve gjeopolitike.