Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë gjetur një rrugë të ndërmjetme në lidhje me asetet ruse. Të premten, ato miratuan një vendim që ngrin në mënyrë të përhershme asetet e Bankës Qendrore ruse në territorin e unionit, por jo përdorimin e tyre për të financuar Ukrainën.