Top News – BE mund të mbyllë kufijtë për Ballkanin/ Përkeqësimi i pandemisë do ashpërsojë masat
21/08/2021 17:50

Bashkimi Evropian mund të vendosë që të mbyllë sërish kufijtë me vendet e treta, por edhe vetë vendet e bllokut me njëra-tjetrën nëse situata e Covid në ditët në vijim vazhdon të përkeqësohet. Politico.eu shkruan se në ditët e fundit të gushtit, Komisioni do të dalë me një vendimmarrje që fillimisht mund të ashpërsojë masat kufizuese, sidomos me vendet e treta, që do të përfshinte edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kufizimet ndaj gjashtë vendeve të rajonit nuk pritet që të ndërmerren në bllok, por sipas Politico-s do të shihet gjendja epidemiologjike në secilin shtet. Aktualisht, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka një rritje të fortë të rasteve të reja, por sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut infeksioni po tejkalon edhe shifrat e regjistruara gjatë valës së dytë në muajt e dimrit. Kjo ishte arsyeja se përse Gjermania ashpërsoi lëvizjet dhe kufizimet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa rritje e ndjeshme e rasteve është raportuar ditët e fundit edhe nga Shqipëria. Politico thotë se Komisioni Evropian po shqyrton mbylljen e kufijve për vendet që kanë më shumë se 200 raste për 100.000 banorë. Kosova regjistron në shtatë ditët e fundit 500 raste për 100.000 banorë, duke mos plotësuar kështu kushtin kryesore të unionit për hapjen e kufijve. Politico thekson se frika nga një rritje e re e rasteve, sidomos pas uljes së temperaturave në vjeshtë, pritet të çojë kthimin e barrierave jo vetëm në kufijtë e jashtëm, por edhe të brendshëm bllokut. Zyrtarët e Komisionit thonë se presin që kufijtë me shumë vende të treta të mbyllen sërish në një të ardhme jo të largët. Diplomatë të lartë të BE -së thanë se Komisioni tashmë po përgatitej për futjen e kufizimeve të reja të udhëtimit dhe kishte plane që lëvizja e mallrave dhe njerëzve që rrjedhin brenda BE -së të bëhej pa probleme. Një diplomat i BE parashikoi se kufizimet e reja të udhëtimit për vendet e treta që regjistrojnë shifra të larta të të infektuarve, pritet të futen në vjeshtë. BE hapi kufijtë e jashtëm të saj vetëm më 1 korrik.

Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04