Bashkimi Europian ka përgatitur një propozim të ri dhe modern për modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili u bëri thirrje dy vendeve që të bëjnë hapa të shpejtë, në mënyrë që të dëshmojnë se janë të gatshëm të çojnë përpara procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.