Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në "vlerë historike" deri në 7.6% për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i Komisionit Europian. Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka një rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar."Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë mbi Europën dhe ekonominë sonë, tha Komisioneri i BE-së për Financat, Valdis Dombrovskis.