Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos këtë të enjte zhvilloi takime të nivelit të lartë në Greqi, prej nga ku mori sinjale pozitive për mbështjen e këtij procesi. Bashkimi Europian mbetet i hapur ndaj zgjerimit të unionit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas zyrtarëve, kryesojnë procesin Shqipëria dhe Mali i Zi. “Greqia është një partner i rëndësishëm në zgjerimin e Bashkimit Europian, duke u kufizuar me disa vende kandidate. Në Athinë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, diskutova zhvillimet e fundit pozitive në Mal të Zi, Shqipëri, Ukrainë, Moldavi, si dhe rrugën e zgjerimit drejt Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor”.