Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të lehtësojë kufizimet prej pandemisë së koronavirusit për amerikanët e vaksinuar kundra Covid 19, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Europë gjatë stinës së verës. Von der Leyen, tha për të përditshmenn amerikane Neë York Times se i gjithë blloku europian i përpërë nga 17 vende anëtare, do ti pranojnë pa kushte turistët të cilët janë vaksinuar me Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson,të cilat janë tre firmat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. Por ajo nuk e ka përmendur datën , se kyur mund të rinisin udhëtimet drejt BE, të cilat u ndaluan pothuajse të gjitha vitin e kaluar.