Top News – BE kundër Polonisë dhe Hungarisë / Kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës
17/04/2023 11:46

Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës. Dy vendet thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira. Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit. Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare. Ai tha se veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë. “Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha një zëdhënës i këtij institucioni. Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën qendrore. Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve. Polonia dhe Hungaria morën vendimin në fundjavë, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtohen nga drithërat ukrainase, që shiten më lirë.

Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
DIGITALB DIGITALB