Bashkimi Europian ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të shkarkuar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues për draft-staturtin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri. Nëpërmjet zëdhënësit Peter Stano, BE ka kritikuar vendimin e qeverisë Kurti, duke theksuar se ekipi menaxhues duhej të qëndronte në detyrë deri në miratimin e plotë të Asociacionit.