Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të shpallen sa më shpejt, në mënyrë “që t’i jepet fund krizës aktuale”. Një zëdhënës i BE tha se Brukseli mbetet i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës dhe vazhdon të bëjë thirrje për deeskalimin e menjëhershëm nga të dyja palët.