Kriza politike në shtetet kufitare lindore europiane, si dhe frika nga luftërat që po zhvillohen në zonat e Lindjes dhe në Ukrainë, kanë nxitur Bashkimin Europian të marrin masa shtesë. Burime bëjnë me dije se Komisioni Evropian do të prezantojë një iniciativë të re për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar sigurinë përgjatë kufijve lindorë të Bashkimit Evropian, në përgjigje të shqetësimeve në rritje nga shtetet anëtare në rajon.