Mijëra hungarezë iu përgjigjën thirrjes së Viktor Orban për të mbushur rrugët dhe qytetet e Budapestit në përkujtim të revoltës antikomuniste të vitit 1956. Në fjalimin e mbajtur para turmës, Orban shënjestroi sërish Brukselin, teksa akuzoi Bashkimin Europian dhe sidomos Presidenten e Komisionit Europian, Urula von der Leyen se po përpiqet që të instalojë një qeveri kukull në Ukrainë.