Bashkimi Europian ka shtuar vëmendjen tek autoritetet serbe në mënyrë se si trajtojnë pakicat kombëtare, me theks tek komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës. Kështu është shprehur Komisionerja e BE-së, Marta Kos, në një letër drejtuar deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi.