Top News/ BE kërkon hetime për shpërthimin/’Sulm terrorist e akt sabotues’, autorët para drejtësisë
01/12/2024 12:17

BE po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë. Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm "terrorist” dhe akt "sabotues” dhe kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë. Kreu i diplomacisë evropiane në largim, Josep Borrell, në një njoftim për shtyp të publikuar të shtunën, tha se "BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”. Borrell tha, se mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes ia ka përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e së shtunës. Në një operacion që u zhvillua në shkallë të gjerë në veri të Kosovës gjatë të shtunës, policia arrestoi tetë persona të dyshuar në lidhje me shpërthimin, duke konfiskuar edhe sasi të mëdha armatimi, dhe pajisje tjera ushtarake. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha, se janë identifikuar disa persona si të dyshuar të mundshëm për nxitjen e akteve të dhunës, organizimit apo ekzekutimit të sulmit të fundit dhe të tjerave në veri të vendit. Dyshohet se janë përdorur 15 deri në 20 kg lëndë shpërthyese. Ai tha se policia "beson se në një formë apo një tjetër, personat e arrestuar kanë qenë të lidhur me sulmin dhe me aktivitete ilegale të mëhershëm dhe shumica nga ta janë pjesë të Mbrojtjes Civile”. Këtë organizatë që operon në veri të Kosovës qeveria në Prishtinë vitin e shkuar e ka shpallur organizatë terroriste. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha ndërkohë se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, aset ky që cilësohet i një rëndësie të veҫantë për termoelektranat e Kosovës, ujin e pijshëm dhe ngrohjen e kryeqytetit, ishte sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike të vendit që pas luftës në Kosovës të vitit 1998-1999. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, që ai e cilësoi "kriminal dhe terrorist" por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e Serbisë duke thënë se "Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës dhe këtë e di edhe Prishtina”.

Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13