Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që zgjedhjet në Veri të mbahen vetëm pasi të ketë siguri që të ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se duhet të merren parasysh të gjithë faktorët e sigurisë.