Bashkimi Europian nuk ndan të njëjtin optimizëm me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit me atë të unionit. Interesimit të Top News, Brukseli iu përgjigj: “Në lidhje me përdorimin specifik të inteligjencës artificiale, ajo mund të ketë potencialisht një kontribut pozitiv në detyra si përkthimi, apo krahasimi i legjislacioneve, por inteligjenca artificiale nuk mund të zëvendësojë plotësisht njohuritë dhe ekspertizën që vendet kandidate duhet të ndërtojnë për të përputhur plotësisht me BE-në legjislacionet e tyre dhe as mund të zëvendësojë kapacitetin për të zbatuar këtë legjislacion”.