Top News/ BE ‘i shtrin dorën’ Iranit…Gati të bisedojë me presidentin e ri të vendit
07/07/2024 12:27

Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me presidentin e porsazgjedhur të Iranit, Masud Pezeshkianin. Ky i fundit, një ligjvënës reformist, fitoi balotazhin presidencial të Iranit më 5 korrik, duke u bërë presidenti i nëntë i Republikës Islamike të Iranit. “Ne jemi në dijeni për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe e urojmë presidentin e zgjedhur Masud Pezeshkian”, tha Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, në një postim në X. “Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me Qeverinë e re në përputhje me politikën e BE-së për angazhim kritik”, shkroi ajo. Pezeshkian ka bërë thirrje për “marrëdhënie konstruktive” me vendet e Perëndimit dhe mbështet ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive globale. Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, SHBA-ja i hoqi sanksionet kundër Iranit, por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe prej atëherë Uashingtoni ka rikthyer sanksionet që e kanë ngufatur ekonominë e republikës islamike. Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium të shkallës së lartë të pasurimit. Në mars, Bloomberg Neës citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke thënë se Irani ishte më pak se 12 ditë larg që të posedonte materiale të nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30