Pas raportit të Parlamentit të BE-së, i cili përcaktoi Hungarinë si një vend jo demokratik, Komisioni Evropian kërkon shkurtim me 65% të fondeve të kohezionit të Budapestit, e barabartë me 7.5 miliardë euro. BE thotë se Hungaria ka shkelur shtetin e së drejtës, pavarësisht paralajmërimeve të BE. Mekanizmi, i cili mori dritën jeshile nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë vetëm disa javë më parë, pas një sfide mes Budapestit dhe Varshavës, i lejon Brukselit të vendosë sanksione financiare ndaj shteteve anëtare “për të mbrojtur buxhetin” nëse ato konsiderohen se kanë shkelur vlerat thelbësore të BE-së.