Bashkimi Europian ka rrëzuar kërkesat e vazhdueshme të Serbisë që sulmi terrorist në veri të hetohet nga Eulex e KFOR dhe jo nga policia e prokuroria e Kosovës. Përmes zëdhënësit, Peter Stano, BE tha të hënën se Policia e Kosovës ka mandat të plotë për t’i hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 sthator, ndërsa Serbia ka si detyrim që të bashkëpunojë, pa kushte. Ai i ka bërë këto deklarata teksa është pyetur për dëshmitë e fundit të publikuara nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë sulm.