Top News – BE humbet durimin me Kosovën e Serbinë / Borrell jep ultimatumin: Pajtim deri të enjten
13/12/2022 11:54

Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE duhet të merret tani edhe me tensionet e rindezura së fundmi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në bllok. Josep Borrell, një politikan i qetë dhe i matur, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Evropë por ndërsa disa gjëra mund t’i arrijë, disa të tjera jo...E ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar jo pak dhimbje koke, e rëndësishme ëhstë për BE-në që të ruajë qetësinë dhe rendin edhe në shtëpinë e vet, në Evropë. Pas mbledhjes së gjatë të ministrave të jashtëm të bllokut, që u mbyll në orët e vona të së hënës, kryediplomatit evropian mund ti lexohej zhgënjimi në fytyrë ndërsa fliste për dy vendet që aspirojnë anëtarësim në BE, Kosovën dhe Serbinë. "Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund", tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë duke e përmbajtur indinjatën para mikrofonëve në sallë. Për më tepër, serbët e veriut të Kosovës kanë sulmuar edhe një automjet të EULEXIT, misionit të vetë BE-së atje, që prej 14 vitesh ka vendosur në rajon me qindra juristë, gjyqtarë e policë në përpjekje për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovën që nuk njihet nga Serbia si shtet i pavarur. Diplomatët në bruksel thonë se duhet mirëkuptim për zhgënjimin e Borrellit, pasi vetëm pak kohë më parë ai u angazhua fort në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes serbisë dhe kosovës për targat. Por paqja nuk zgjati shumë. Tani Borrell fton palët të kthehen në bisedime. 27 miniatrat e jashtëm të BE-së miratuan propozimin për ndërmjetësim, ende jo të publikuar me detaje për zgjidhjen përfundimtare të cështjes së Kosovës, të njohur si plani franko-gjerman. Për këtë plan, i ngarkuari i posacëm i BE-së për Kosovën, do të negociojë të mërkurën në Beograd dhe Prishtinë. Dhe borrell, pret një përgjigje përpara mbylljes së samitit të BE-së, të enjten.

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB