Pas kalimit të draftit të vendeve anëtare të BE lidhur me qëndrimin e përbashkët për avancimin e Shqipërisë në një fazë të re për anëtarësim, kryedemokrati Berisha nga selia blu solli disa nga pikat e Raportit të IBAR, që sipas tij ashpërsojnë edhe më tej kushtet. Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me procesin zgjedhor, duke deklaruar se raporti i IBAR i miratuar më 21 maj përmban kritika të forta për manipulim.