Nisma e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një Komunitet Politik Evropian po fillon të kristalizohet. Takimi i parë i këtij komuniteti të ri pritet të mbahet në Pragë të Çekisë, e cila këtë gjashtëmujor është edhe presidente e radhës së BE-së. Kryesia çeke e radhës, krahas 27 anëtarëve të BE-së, ka ftuar në samitin joformal, edhe 17 vende të tjera jo anëtare të BE-së.