Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka mbajtur një vizitë në Prishtinë ku ka e bërë të qartë se BE është e shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë. Ajo kërkoi që Kosova duhet të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, bazuar në planin franko-gjerman.