Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.